Krijimi i qeverisë, Merkel: Gati për të bërë kompromise të dhimbshme

Katër muaj pas zgjedhjeve në Gjermani kancelarja gjermane Angela Merkel dhe lideri i Social Demokratëve Martin Schulz po vijojnë akoma bisedimet për krijimin e koalicionit të madh qeverisës.
Duket se negociatat mes dy palëve janë të vështira, pasi Merkel ka deklaruar se për formimin e qeverisë është e gatshme të bëjnë edhe, kompromise të dhimbshme.
“Secili nga ne duhet të bëjë kompromise të dhimbshme dhe unë jam e gatshme”, u ka thënë Merkel gazetarëve.
“Kur shohim lëvizjet në tregjet botërore në orët e fundit, ne jetojmë në kohëra turbulente dhe ajo çka pritet nga ne si parti popullore është që të formojmë qeverinë që është e mirë për njerëzit dhe që sjell stabilitet”, ka shtuar kancelarja Merkel, partia e së cilës doli fituese në zgjedhjet e fundit./ Dritare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme