Krim i rëndë në Vaun e Dejës, burri vret me armë zjarri gruan

Krim i rëndë brenda familjes në Vaun e Dejës, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri gruan e tij.


Gazetari Senad Nikshiqi, raporton, se ngjarja ka ndodhur para pak minutash në fshatin Nenshat, teksa mësohet se viktima është Xhuliana Topalli, 40 vjeçe. Policia e Shkodrës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. Ndërkohë bëhet i ditur se i plagosur ka mbetur edhe bashkëshorti i viktimës dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë janë ende të paqarta, ndërsa detaje të tjera priten të bëhen të ditura në vijim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme