“Krimb i vogël, për çfarë je i njohur, për ish-dashnore?”, përplasje mes Rozanës dhe Gjestit

Një debat i fortë shpërtheu mes Rozana Radit dhe Gjestit natën e kaluar në Big Brother VIP Albania.

Tensionet mes dy banorëve u ndezën në oborrin e shtëpisë, ku ata filluan të shkëmbenin fyerje.

Gjithçka nisi kur Rozana e ironizoi Gjestin duke e quajtur “frikacak” dhe duke i vënë në dyshim famën.

“Për çfarë je i njohur? Për ish-dashnore?”, e thumbonte ajo. Në përgjigje, Gjesti iu kundërpërgjigj ashpër: “Luaje lojën e fëlliqur, të tregoj çfarë bëj me ty”.

Debati u përshkallëzua edhe më tej kur Gjesti u shpreh se do ta nxirrte Rozanën jashtë shtëpisë.

“Me mua do të merresh tani!”, i tha ai, ndërsa Rozana e sfidoi duke i thënë se ai ishte “gjëja më e vogël” që mund t’i ndodhte brenda.

Situata u tensionua edhe më shumë kur Rozana e krahasoi Gjestin me një “krimb”, duke thënë se Gerta ishte një “luaneshe” ndërsa ai ishte thjesht një lojtar i vogël.

Në përgjigje, Gjesti e sfidoi duke i thënë: “A do lojë të pastër apo të fëlliqur? Dyjat i kemi”.

Rozana: Ashtu siç je ti, a je ti i fëlliqur?

Përplasja mes tyre ka trazuar atmosferën brenda shtëpisë, duke ngritur pikëpyetje nëse kjo armiqësi do të ndikojë në dinamikën e lojës në ditët në vijim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme