Kriza/ Dramë në markatat e fruta-perimeve, blerësit numërohen me gishtat e dorës

 

Kriza e çmimeve po boshatis markatat e shitjes me pakicë. Gazetarja Sidorela Xhomaqi bëri një vëzhgim në markatën e fruta-perimeve në Korçë. Ndonëse fundjavë, në këtë treg blerësit numërohen me gishtat e dorës. Pensionistët kritikojnë qeverinë për braktisje, ndërsa tregtarët thonë se numri i blerësve ka rënë për shkak të rritjes së çmimeve dhe shpopullimit. Ndjekim materialin në vijim.

Ndonëse është e shtunë, dhe supozohet që qytetarët kanë kohë të lirë të bëjnë pazare, marakata e qytetit të Korçës është thuajse bosh.

 Ulja e fuqisë blerëse nga konsumatorët, lidhet direkt me shtrenjtimin e prodhimeve të shportës. Shtresa më e prekur janë pensionistët, të cilët dëshmojnë situatën dramatike të konsumit në vend.

Pensionistët janë të pakënaqur dhe kritikë ndaj qeverisë, që sipas tyre nuk ka bërë aq sa duhet që qytetarët të përballojnë krizën.

Situatën dramatike të uljes së konsumit, e tregojnë shitësit në markatën e shijes në Korçë. Ata thonë se numri i blerësve ka rënë në mënyrë drastike, teksa fajsojnë për këtë situatë krizën e çmimeve por dhe shpopullimin.

Tregëtarë të tjerë jashtë kamerës shprehen se detyrohen shumë herë të japin edhe veresie, pasi prej vitesh njihen me blerësit dhe kriza e çmimeve i detyron përballë vështirësive.

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme