Ditën e djeshme kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe homologu i tij holandez Mark Rutte dhanë një intervistë të përbashkët në pallatin Maxiomos.
Por të gjithë vëmëndjen e kësaj interviste të përbashkët e ka marrë gazetarja holandeze Ingeborg Beouchel, pyetja e së cilës irritoi kryeminstrin grek.
‘Zoti Mitsotakis, kur do të ndaloni së gënjyeri për deportimet e refugjatët në Greqi? Ju lutem mos fyeni inteligjencën time dhe të gjithë gazetarëve në botë sepse ka shumë prova. Dhe ju vazhdoni ta mohoni dhe të gënjeni. Ky është një abuzim i narcisizmit. Pse nuk jeni i sinqertë? ishte pyetja e gazetares holandeze.
”Unë e kuptoj që në Holandë keni kulturën për t’u bërë pyetje drejtpërdrejt politikanëve. Unë e respektoj plotësisht këtë kulturë. Ajo që nuk do të pranoj janë fyerjet, në këtë sallë , ndaj meje dhe ndaj popullit grek. Nuk do të pranoj akuza dhe shprehje që nuk bazohen në prova, në një kohë kur ky vend po përballet me një krizë emigracioni me intensitet të paprecedentë dhe ka shpëtuar qindra, mijëra njerëz në det. Sapo kemi shpëtuar 250 persona që rrezikonin mbytje në jug të Kretës” duke shtuar:
“Ne e bëjmë këtë çdo ditë.Ne po shpëtojmë njerëz në det ndërsa në të njëjtën kohë, po, nuk po lejojmë që anijet që vijnë nga Turqia të hyjnë në ujërat tona territoriale, siç është e drejta jonë sipas rregulloreve evropiane dhe presim që roja bregdetare turke të vijë për të marrë këta njerëz dhe t’i kthejë në Turqi. Ne kemi një politikë të rreptë, por të drejtë emigracioni. Ne kemi ekzaminuar dhe ofruar mbrojtje për 50,000 njerëz në Greqi, duke përfshirë dhjetëra mijëra afganë.”
“A e keni vizituar kampin tonë në Samos?” ishte pyetja e kryemisnsitrit grek për Beouchel.
“Po, unë kam qenë nga të parët” është shprehur gazetarja.
Por kryeministri grek vuri në dyshim sinqeritetin e saj duke u shprehur:
“Jo, nuk keni qenë në Samos. Ju lutem, nuk mund të vini në këtë ndërtesë dhe të më shani mua . A jam i qartë për këtë?” tha ai, duke bërë që zonja Beouchel ta ndërpresë.
“Mos më ndërprisni. Ndërsa ju dëgjova me vëmendje. Nëse shkoni në Samos, do të shihni një strukturë perfekte, kushte perfekte me financim të BE-së me ambiente të pastra, me kënde lojërash për fëmijët. Nuk ka krahasim me situatën në të kaluarën ”, tha zoti Mitsotakis dhe përfundoi duke thënë:
“Kjo është politika jonë. Ne do ta mbrojmë dhe nuk do të pranoj që dikush t’i drejtojë gishtin kësaj qeverie dhe të akuzohet për sjellje çnjerëzore ”.
Po kush është gazeterja që ‘gozhdoi’ kryeminsitrin grek?
Gazetarja është e njohur në Greqi pasi së fundmi është arrestuar në Hidër nga autoritetet greke sepse në shtëpinë e saj mbante një 23 vjeçar afgan, i cili kishte kërkuar azil por kërkesa e tij nuk ishte miratuar.
Ajo thuajse kishte paralajmëruar sfidën ndaj Kyriakos Mitsotakis para se të fillonte konferenca për shtyp, pasi disa orë para intervistët së përbashkët bëri një postim në llogarinë e saj personale në Twitter ku shkruante:
“Këtu së shpejti do të shfaqen kryeministri grek Mitsotakis dhe ai holandez Mark Rutte. Të dy përgjegjës për dëbimet dhe terrorin e refugjatëve. Unë kam të drejtë të bëjë një pyetje: Çfarë pyetje dëshironi të bëjë aty? Ju lutem më jepni një ide’ .
© SYRI.net