Kriza ka ndikuar edhe në remitencat e Mërgatës

Gazetar: Adnan Qaili

Ardhja e mërgimtarëve nuk është sikurse vitet tjera. Javën e parë të korrikut, ata që kanë planifikuar të kalojnë festën e Bajramit në gjirin familjarë vetëm se kanë arritur, shkruan Alsat.

Por, këtë vit thonë se do të kursejnë më tepër. Për pushime të shtrenjta dhe bakshishe nëpër dasma mërgimtarët do të jenë më dorështrënguar.

Ata që i pritëm në të ardhur thanë se kriza ka ndikuar edhe në kursimet e tyre.

“Më shumë se 10 autobusë janë radhitur në vendkalimin e Tabanocës, siç po shihet mërgimtarët kanë zgjedhur të kthehen me autobus dhe të kursehen pak për shkak se makinat nuk preferohen në këtë krizë”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili.

“Valla rëndë është, nuk është vlera si përpara. Inflacioni na ka mbytur, veç sa për mbijetesë se nuk ka më fitim siç ka pasur përpara. Gjërat elementare të nevojshme për njeriun janë shtrenjtuar tepër, gjithçka që shtrenjtohet është e logjikshme që vlera e parasë bie”, tha një qytetar.

“Gjithkund vërehet! Në krahasim me pagat këtu dhe atje, njësoj është krizë por që janë shtete më të forta dhe i mbulojnë”, u shpreh një qytetar tjëtër.

“Këtu është më keq, në vitet tjera me nga 500 euro në muaj u qoja për idare, tani ato nuk vlejnë. E njëjta gjë është edhe atje, për shembull vaji me 3,8 euro sikurse këtu por nuk ndjehet kriza, atje dallojnë pagat”, theksoi një qytetar.

Megjithëse ka rënie të remitancave, për ekspertët financiar thonë se mërgimtarët janë ndër burimet kryesore të të ardhurave, e cila arrin 1/4 e BPV-së së vendit.

“Do të vijnë, por konsumin nuk do ta kenë pasi ka edhe shtrëngim e zvogëlim të investimeve në investimet kapitale që bëjnë bashkë atdhetarët tanë në ndërtimin e shtëpive. Kjo do të reflektoj edhe në nivel të shtetit por edhe të regjioneve, posaçërisht komuniteti i biznesit hapur e paraqet shqetësimin se presin mërgimtarët në fluks më të madh të konsumit, por parashikimet janë se shpenzimet nuk do të jenë në nivelin e viteve të kaluara”, thotë Izet Zeqiri, Profesor.

Nga raportet vjetore të Bankës Popullore, tregohet se sivjet ka rënë edhe dërgimi i remitencave, krahasuar tre mujorin e parë të viti me vitet paraprake.

Për tre muajt e parë të vitit dërgesa e rregullta përmes transaksioneve bankare kanë arritur në 76 milion euro, dërgesë e cila ishte më e lartë në dy vitet paraprake të pandemisë.

Por, të ardhurat e sakta nga mërgimtarët janë edhe më të larta pasi që ata bartin me vete para në të gatshme, si dhe dërgesa përmes transferove të shpejta./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme