Republika e Maqedonisë së Veriut i mbyll kufijtë për refugjatët

Maqedonia e Veriut do të mbyllë plotësisht kufijtë për emigrantët, në rast se dështon ndalesa e parë në kufirin turko-grek. Kryeministri Oliver Spasovski tha se nuk do të lejojnë asnjë hyrje ilegale në territorin e shtetit, as për të kaluar transit e aq më pak për t’u strehuar këtu. Ai këtë qëndrim e dha pas dyndjes së emigrantëve nga Lindja e Mesme në zonën neutrale ndërmjet kufirit të Turqisë dhe BE-së.

Por, aktualisht në kufirin jugor gjendja është stabile, thotë ministri i Brendshëm Naqe Çulev.

Ai theksoi se në planin operativ janë duke patrulluar me 130 policët ndërkombëtarë të Frontex-it, kurse në përgatitjen e terrenit janë duke rinovojmë barrierat me tel e gjemba si dhe rrugët për lëvizje të shpejtë tokësore të policisë.

Nga Qeveria u tha se plani i Maqedonisë për të ndaluar dyndjet e emigrantëve është i krijuar në dy baza. Së pari, koordinimi me shtetet e BE-së sipas politikave të tyre për menaxhimin me krizën e emigrantëve. Së dyti, bashkëpunimi me shtetet e rajonit, të cilat kanë problemin e njëjtë me emigrantët ilegal.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme