Politikat e Presidentit Donald Trump, kanë sjellë përçarje mes SHBA-ve dhe Evropës. Por në një moment të tillë gjeopolitik zgjidhje për mbijetesën e shqiptarëve është orientimi pro perëndimor, thotë thotë Afrim Krasniqi Drejtor pranë Instituti për Studime Politike në Tiranë.
Ai fliste për emisionin “Programi 200” që transmetohet sot në ora 21.40 në Alsat. Z. Krasniqi thotë se askush nuk priste që Presidenti Trump të sjellë ndryshime drastike në raportet euroatlantike.
Por sipas tij Perëndimi prej kohësh ka qenë në krizë dhe kritikat e adresuara si rrjedhojë e qëndrimeve të Trump, duhen parë edhe si një mundësi për zgjidhjen e krizës së perëndimit.