Krizë në BDI, ja kush është pro dhe kundër koalicionit me VMRO-në

Akoma mbretëron paqartësi totale në rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në lidhje me koalicionin qeverisës. Sipas burimeve të Portalit Albeu.com, pjesa më e madhe e antarëve të kryesisë së BDI-së akoma janë kundër koalicionit me VMRO-DPMNE. Siç mëson Albeu.com, shumica antarëve të kryesisë së BDI të njohur si “krahu i luftës” si Sadulla Duraku, Hazbi Lika, Fatmir Dehari, Rafiz Aliti dhe Xhevat Ademi janë kundër koalicionit me VMRO, ndërsa dy emrat e njohur për publikun si të afërt me VMRO-DPMNE, Musa Xhaferi dhe Fatmir Besimi janë për koalicion me VMRO-në dhe po lobojnë për këtë gjë. Mësohet gjithashtu se vet lideri Ali Ahmeti nuk është i vendosur akoma por po synon për arritjen e marrëveshjes me VMRO-DPMNE.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme