Prokuroria e Krujës, në lidhje me ngjarjen e datës 19 shtator të këtij viti, ku u tentua që të vritej me eksploziv shtetasi Edmond Bejtja në fshatin Larushk të Krujës, ka urdhëruar arrestimin e 10 personave.
Pas një hetimi 3-mujor, u urdhërua nga Prokuroria Krujë dhe u krye nga policia ndalimi i shtetasve Edison Pula, Edison Bami, Arjan Ademi, Fadjol Anamali, Muharrem Sheta, Ilir Caka, Marklen Haka, Klaudio Ismailaj dhe Astrit Rryçi.
Është shpallur në kërkim edhe shtetasi Oltjon Caca.