Vendimi për ankesat e Lushtakut e Selimit pritet në gjysmë të korrikut

Në mesin e korrikut Gjykata Supreme do të marrë vendim për ankesat e Sylejman Selimit dhe Sami Lushtakut, transmeton kp.

Dy ish-eprorët e UÇK-së kanë dalë sot para gjykatës e cila po shqyrton ankesat e dy të akuzuarve lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe konfirmimin nga Gjykata e Apelit ku janë dënuar me nga shtatë vjet burg për krime lufte.

Avokatët mbrojtës të Selimit dhe Lushtakut kanë kundërshtuar pretendimet e prokurorisë duke ëkrkuar që klientët e tyre të shpallen të pafajshëm.

Ndërsa Selimi dhe Lushtaku kanë kërkuar drejtësi nga turpi gjykues si dhe fakte nga prokuroria për krimet që u vihen në barrë pasi që sipas tyre deri më tani nuk ka pasur asnjë fakt se ato i kanë kryer ata.

Selimi dhe Lushtaku janë dënuar për krime lufte në rastin që njihet si “Drenica 1” dhe Drenica 2”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme