Më tej ai ka përgënjeshtruar raportimet se kufiri mund t’i çojë të dyja vendet në prishje të marrëdhënieve, shkruan European Western Balkans.
“Kemi marrëdhënie shumë të mira me Kosovën”, ka thënë Darmanoviq.
Ai ka thënë se beson se kjo është parësore.
“Është kufiri i vjetër i ish Jugosllavisë i cili kurrë nuk është vënë në pikëpyetje, e që nuk është konfirmuar vetëm nga një palë, por nga dy komisione ndërkombëtare si dhe zyrtarët e Kosovës dhe Malit të Zi, i nënshkruar në marrëveshjen e Vienës në vitin 2015 dhe se Mali i Zi, siç është kërkuar me rregullat dhe ligjet e ka ratifikuar atë në parlamentin e saj pa asnjë problem”, ka thënë ai.
“Mali i Zi nuk e rishikon më”, ka shtuar ai.
“Ne thjeshtë e ratifikuam marrëveshjen ndërkombëtare që ishte mbështetur nga të dyja palët”, ka pohuar Darmanoviq.