Kryemadhi e thotë për herë të parë: Jam me kancer në qafën e mitrës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka qenë mbrëmë e ftuar në News24, nga ku ka bërë një deklaratë të fortë për shëndetin e saj.

 

Ndërsa po fliste për mungesën e profesionistëve mjekësorë në Shqipëri, Monika Kryemadhi ka rrëfyer se është me kancer në qafën e mitrës.

Kryetarja e LSI-së, tha se, gjendja e saj shëndetësore e detyron shpeshherë të shkojë për kurim jashtë, pasi thotë se, nuk ka infermierë të specializuar këtu:

”Nuk e kam thënë asnjëherë, po e them këtu sot. Unë jam një person i kategorizuar me kancerin në qafën e mitrës, që jam operuar. 1-2 herë në vit duhet të marr serum në gjak. E kam të vështirë të gjej infermier në Shqipëri, të më çpojë e gjejë venat pa 10 herë. Është vetëm një djalë, i cili e ka aftësinë për të gjetur. Nëse ky djali ikën Gjermani, unë do përfundoj 1-2 herë në vit do shpohem në damarët e qafës. Imagjinoni qytetarët e tjerë.”,- tha Kryemadhi.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme