‘Ndragheta’/ Kepi: Afera tronditëse, ja kush është personi kyç

Gazetarja Alba Kepi deklaroi nga Italia se skandali i përgjimeve të Ndraghetës nuk mbyllet deri në vitin 2018, sikundër pretendon kryeministri Edi Rama. Ajo tha se në dosje ka edhe zhvillime tronditëse edhe në vitin 2020.

Sipas saj, person kyç në këtë histori është Henrik Baçi.

 “Uroj që Rama të lexojë dosjen sepse nuk e ka bërë. Dosja përmban afera tronditëse. Më 14 qershor 2020, tre shqiptarë vijnë në Katanzaro dhe bëhen pronarë të gjashtë kompanive.
Këto persona i sjell pikërisht Henrik Baçi.

Unë uroja që gazetarët shqiptarë të gjejnë ku i ka zyrat ky person.

Kjo do të thotë se hetimet vazhdojnë dhe biznesi nuk ka marrë fund,” tha Kepi.

“Nga konferenca e Ramës u ndjeva e fyer dy herë. Së pari sepse hodhi poshtë partnerin më të rëndësishëm, Italinë, duke hedhur poshtë atë dosje. Antimafia italiane ka disa vite që ka sinjalizuar se e ka të vështirë që të punojë me Shqipërinë.

…Në numrat telefonikë të Antonio Galos i njohur si Princi apo Qorri, janë mijëra telefonata. Prej tyre mësohet se hetimet vazhdojnë edhe në vitin 2020. Pra nuk janë përgjime deri në vitin 2018,” tha Kepi.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme