Sakte.net / e Hënë 26 Shtator 2016 / 11:11
Analisti politik, njëherit drejtor ekzekutiv i Institutit GAP, Agron Demi përmes një shënimi në faqen e tij në Facebook, i ka drejtuar publikisht disa pyetje kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
Demi , transmeton kp, i ka kërkuar përgjigje kryeministrit në tetë pyetje, që nisin me ‘kryeministër, a të vjen marre që në shtetin që e drejton…’.
Ky është statusi i plotë i Demit në facebook:
Kryeministër, a të vjen marre që në shtetin që e drejton:
– mungojnë mbi 40 barna të listës ESENCIALE?
– mungojnë vaksinat për fëmijë?
– policisë nuk u sigurohen çizme e uniforma për dimër?
– veturave u vendosen tabela prej letre?
– pasaportat shlyhen ende pa i përdorë?
– institucionet mbesin pa letër për lëshim të certifikatave të lindjes e pa material për lëshim të patentë shoferëve?
– vetëm 9% e të rinjve kanë një vend pune?
– shkollat nuk pajisen me libra për nxënës? …
Si me e quajt ndryshe një shtet të falimentuar?