Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, që të reagojë dhe ta ndalojë dialogun me Serbinë, për shkak se shteti serb po sjell në Kosovë një tren në mënyrë ilegale, duke mos pyetur institucionet e Kosovës.
Ai në një shënim në Facebook ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit.
“Muri, treni, fletarrestët ndaj qytetarëve të Kosovës janë vetëm disa nga arsyet pse Kryeministri i Kosovës në mënyrë urgjente duhet të ndërmarrë vendimin për pezullimin e dialogut”.
“Politika e Kosovës duhet të unifikohet në qëndrimet shtetërore ndaj Serbisë, sepse Kosova çdo ditë po rrezikohet. Kryeministër reago”.