Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj niset sot për në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim Asociimit Kosovë-BE.
Kryeministrit para se të nisej për në Bruksel është takuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçi në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
“Para nisjes në Bruksel për takimin e radhës të Këshillit të Stabilizim Asociimit Kosovë-BE zhvillova edhe një bashkëbisedim me Presidentin e vendit Hashim Thaçi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ për rrugën evropiane të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.