Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të vizitojë Kosovën javën e ardhshme.
Kështu ka bërë të ditur qeveria e Malit të Zi, pasi u njoftua se është anuluar vizita e paraparë e tij sot për shkak të mjegullës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
“Vizita e kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq, në Republikën e Kosovës, që ishte paraparë për sot, është shtyrë për javën e ardhshme. Arsyeja për shtyrje të vizitës është fakti që Aeroporti i Prishtinës ishte i mbyllur për shkak të mjegullës në mëngjes”, ka njoftuar zyra për media e qeverisë së Malit të Zi.