Kryeministri Haradinaj, i paluhatshëm në qëndrimin e tij karshi taksës, bëri të ditur se i ka thënë edhe komisionarit Johannes Hahn, që ta bëjë gati marrëveshjen për tregti të lirë.
Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, Haradinaj theksoi se mund të filloi implementimi i asaj për tregti.
“Ka heqje në shkëmbim të njohjes, një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Unë i kam thënë z. Hahn që ta bëjë gati edhe marrëveshjen për tregti lirë”, ka treguar Haradinaj në Rubikon të KTV-së.
Ai mohoi mundësinë që ta votojë një rend dite ku si pikë është heqja e taksës.
“S’ka si me ardhë në qeveri sepse unë e konfirmoi rendin e ditës sipas legjislacionit tonë, s’ka si. Nuk kem nevojë me bë ksi lojëra, të gjithë jemi të rritur. I kam kërkuar edhe Veselit, Limajt, komuniteteve që të më respektojnë sa jam në këtë detyrë. Unë kam marrë besimin e tyre me udhëheq me qeverinë e vendit, propozimi nuk ka ndodh ilegal, ka qenë vendim unanim. Nuk mundesh me ja ndërru qeverisë një vendim pa vullnetin e kryeministrit”.