Kryeministri malazez jep shpresë: Do të gjejmë zgjidhje që Kosova ta kryej demarkacionin

Sa i takon ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, kryeministri malazez, Dushko Markoviq ka thënë se të dyja vendet do të gjejnë një zgjidhje.

“Ne kemi hapur edhe këtë çështje e cila është e rëndësishme për dy vendet e dimë që ky proces për Malin e Zi ka përfunduar, njëkohësisht e dimë që Kuvendi i Kosovës nuk e ka ratifikuar, Mali i Zi dëshiron si mik të ndihmojë që kjo çështje të zgjidhet nuk dua të bëj dallime te caktuara për një problem. Kemi biseduar për këtë që në vazhdimësi të dialogut të gjejmë zgjidhjet më të mira që ta ratifikojmë këtë marrëveshje”, ka thënë Markoviq, raporton lajmi.net.

“Ne jemi politikanë të përgjegjshëm nuk jemi për t’i lënë gjërat peng por t’i zgjidhim, shpejtësia e vendimmarrjes është përcaktuese në të ardhmën më të mirë. Ne u pajtuam se dialogu duhet të jetë intensiv dhe të zgjidhet kjo situatë”, ka thënë Markoviq duke mos dhënë ndonjë afat të caktuar për zgjidhjen e kësaj çështje.

Ndërsa, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shtuar se ekziston një vullnet i mirë për zgjidhjen e kësaj çështje.

“Ekziston një vullnet i mirë të gjendet një dalje nga gjendja në të cilën jemi, kam shpresë se do të gjejmë zgjidhje”./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme