Markoviq pritet të arrijë në Kosovën në orën 8:00 të mëngjesit ku do të pritet nga zv/kryeministri Behgjet Pacolli.
Më pas me nderime shtetërore ai do të pritet nga Haradinaj, ku pas takimit do të ketë edhe konferencë për media.
Kjo është agjenda e plotë e vizitës së kryeministrit malazez në Kosovë:
Ju njoftojmë me aktivitetet e vizitës së Kryeministrit të Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq, në Republikën e Kosovës.
08:00 – Arritja në Terminalin VIP të Aeroportit “Adem Jashari”, pritje nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe ambasadori i Republikës së Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.
08:30 – 08: 40- Pritje me nderime shtetërore nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj (PAMJE- Ndërtesa e Qeverisë).
08:45 – 09:40- Takimi i dy delegacioneve (Kabineti i Kryeministrit-PAMJE).
09:40 – Konferenca për shtyp (Objekti i Qeverisë, Salla P38).
10:15 –10:45- Pritje e delegacionit nga Mali i Zi te Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. (Vetëm PAMJE).
11:00 – Koktej rasti me kompanitë nga vendi që punojnë me vendet e rajonit në objektin e “Exclusive Group”- Zona Industriale, Prishtinë.