“Kryeministri të ketë më shumë guxim!”

Hoyt Yee kërkon nga Kryeministri i ardhshëm të jetë më i guximshëm se paraardhësit e tij. Ai ka një mesazh të qartë: “Për të gjithë Rajonin e Ballkanit, SHBA-ja do të vazhdoi të ju përkrahë dhe të qëndroi me JU në të gjitha politikat që ju zgjidhni për rrugën që qon drejt Perëndimit.

Pra, ka ardhë koha që Liderët e Kosovës të zgjedhin vetëm rrugën Perendimore – nuk ka rrugë tjetër për ta zhvilluar dhe avancuar Kosovën.

Ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Hoyt Yee është i shqetësuar me elitën e Kosovës. Madje e ka të pamundur ta besoi se si liderët e shkelin qytetarin e vet, për interesa të ngushta. Biseda me të ishte reflektim i vlerave Perëndimore në të cilat duhet të ndërtohet rruga e Kosovës. Mbi të cilat jamë ndërtuar vet.

“Shpresoj qe Kryeministri i ardhshëm i Kosovës të ketë me shume guxim se paraardhësit e tij,  që ta aprovoi Demarkacionin ndërmjet Kosovës dhe Malit te Zi dhe të arrihet Liberalizimin e Vizave për popullin e Kosovës”.

z. Yee ishte këmbëngulës se shumica e problemeve, dështimeve dhe zhgënjimeve në Ballkan vijnë nga Rusia. Sipas tij Rusia po bënë përpjekjet aktive për ta izoluar Kosovën.

“Rusia ka vepruar me makinerinë e saj për ta lëshuar poshtë dhe minuar rritjet e fuqisë se NATO-s në Ballkan por edhe në Bashkimin Evropian. Synimi i Rusisë është ta lë Ballkanin mbrapa dhe mos ta zë vendin që i përket në familjen evropiane. Rusia me veprimet e saj duke tentuar atentat në Qeverinë e Malit të Zi; duke tentuar ta prish Marrëveshjen e Dejtonit në Bosnje dhe Hercegovinë, e deri tek përpjekjet aktive për ta izoluar Kosovën. Ata përdorin çdo mekanizëm për te hedhur poshtë aktivitetet e drejta dhe të mira të liderëve perëndimor. E bëjnë me lajme të rrejshme, aktivitete mediale e deri tek sulmet në internet. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është një shembull i mire i përkushtimit tonë miqësor, por edhe një dritë për vendet tjera që dëshirojnë të anëtarësohen”.

Reflektimi i problemeve të grumbulluara në Kosovë dhe reflektimi i drejtë i qytetarëve për ta ndertuar këtë vend ishte pjesa më e rëndësishme e bisedës. Rekomandimi im ishte që Kosova, brenda 3 vjetëve duhet të jetë anëtare e NATO-s ose influenca Ruse do të rritet shumë më shumë – madje thellë edhe në institucionet tona. Për shërim do të marr shumë kohë.

Ai citoi Presidentin Rusvellt i cili ka thënë “më mire është me qenë lider në ARENË, se sa të jesh kritikues i madh nga jashtë.

Në fjalimin e z. Yee në Forumin e 7-të të Sigurisë 2BS (To Be Secure) në Budva të Malit të Zi, ishte shumë i qartë mbi rrolin e Amerikës në ndihmesën e vendeve të Ballkanit. Por edhe përkushtimi serioz i të gjitha vendeve të Evropës Juglindore drejt Amerikës.

“Sfidat e sigurisë në Ballkan po evulojnë, ashtu duhet të evulojnë edhe reagimet tona. Shtetet e Bashkuara do t’i ndihmojnë Aleatet dhe Partneret e tyre në Ballkan në situatat e nevojshme, por edhe atëherë ku janë të pa-përgjegjshëm me veprimet e tyre. Për të gjithë rajonin, SHBA-ja do të vazhdoi të JU përkrahë dhe të qëndroi me JU në të gjitha politikat që JU zgjidhni për rrugën që qon drejtë Perëndimit.

Qeveritë si të Malit të Zi duhet të luftojnë korrupsionin zhvillojnë ekonomin, por edhe parandalojnë influencën ruse dhe influencat tjera; veçmas Qeveria e Serbisë, e Bosnjës, e Shqipërisë, e Kosovës dhe Maqedonisë, të cilat bijën nen nivelin me të ulet Global për korrupsion të Transparency Internacional. Vendimi i Bosnjës për ta avancuar ushtrinë dhe për ta ofruar me NATO-n, është inkurajues. Anëtarët e Por, Parlamentet në gjithë rajonin duhet të mbrojnë të mirën e qytetareve te tyre.

Pas dhunës në Parlament, të gjithë thirren; si Parlamentarët ashtu edhe Populli, thirri për paqë, për ta mundësuar tranzicionin e pushtetit në Maqedoni. Në nëntorin e kaluar Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria koordinuan punën për të parandaluar një sulm terrorist në lojën në mes të Shqipërisë dhe Izraelit që do të luhej në Shkodër. U arrestuan 25 të dyshuar në të tri shtetet.

Kjo ngrit faktin e nevojës së bashkëpunimit rajonal dhe për këtë arsye SHBA-ja do ta rris përkrahjen e rajonit në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Këta janë kërcenim për sigurinë ndërkombëtare dhe vlerat tona njerëzore”.

z. Yee përfundoi fjalimin me fjalët: “Ashtu sikur i kemi qëndruar Malt të Zi mbrapa në rrugën drejtë NATO-s, ashtu do të vazhdojmë të përkrahim Ballkanin, Amerikën dhe Aleancën e NATO-s në Evropë dhe Globalisht. Siç ka thënë Zv. Presidenti Mike Pence: NATO ofron siguri për kontinentin Amerikan në veçanti dhe për të gjithë Globin në përgjithësi”.

Autori është Njohës i çështjeve ekonomike dhe të sigurisë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme