Kryeministri Ramush Haradinaj ka premtuar se nuk do të ndërpritet energjia elektrike dhe çmimi i saj nuk do të rritet gjatë kësaj periudhe të dimrit.
Në vizitën bërë mbrëmjen e së dielës në Korporatën Energjetike të Kosovës, ka premtuar se vendi nuk do të përballet me krizë energjetike.
Haradinaj ka folur edhe për situatën me shpronësimet.
Përderisa ka lëvduar masat e ndërmarra nga KEK-u, kryeministri ka paralajmëruar sërish banorët.
Ndërsa, drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj, ka thënë se janë në fazën e fundit të bisedimeve me banorët për të bërë zhvendosjen e tyre dhe për të filluar mihjen e thëngjillit.
Për shkak të mungesës së thëngjillit, KEK-u po vazhdon të punojë me dy blloqe, që nuk e përmbushin as për së afërmi kërkesën për energji në vend.