Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila që disa ditë po qëndron në Shqipëri pagoi faturën për bashkatdhetarët e saj që u larguan nga një restorant në Berat pa paguar
“Me rekomandimin e kryeministres, Giorgia Meloni, ne proceduam me shlyerjen e faturës së mbetur të papaguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit”, thuhet në shënimin e publikuar nga Ambasada në Tiranë.
Ambasada sqaron gjithashtu se pagesa është bërë me fondet personale të kryeministres Meloni nëpërmjet Ambasadës.