Kryeministrja serbe: Mos kërkoni nga ne që të zgjedhim ndërmjet BE-së dhe Rusisë

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka thënë se për Serbinë nuk do të jetë e nevojshme të zgjedhë midis Perëndimit dhe Rusisë.

Sipas saj marrëdhëniet me Moskën nuk janë pengesë për kandidaturën e  Serbisë në Bashkimin Evropian.

Në një intervsitë për Financial Times, Brnabiq gjithashtu ka thënë se përzgjedhja e ekspertëve për reforma në qershor, ishte sinjal se hyrja e Serbisë në BE është qëllimi kryesor por që rruga e Serbisë për në BE mbetet e mjegullt për shkak të niveleve të ndryshme të progresit në lidhje me reformat e zgjerimit të bllokut evropian dhe skepticizmit që kanë të bëjnë me lidhjet politike, ushtarake dhe ekonomike të Beogradit në Rusi.

Gjithashtu sipas Financial Times, Brnaiq ka deklaruar se integrimi në BE mbetet qëllimi kryesor I politikës së jashtme.

“Nuk është e drejtë të kërkojnë nga Serbia që të zgjedhë dhe të vendosë. Unë mendoj se nuk është e nevojshme, ne nuk jemi as pro-amerikanë, as pro-rusë. Fokusi jonë është në Bashkimin Evropian, dhe kudo që shkojmë, me këdo që flasim, ne flasim.”, ka thënë Brnabiq./Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme