
Ndërkohë edhe kryeparlamentari Afrim Gashi ka dënuar thirrjet antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, duke theksuar se ofendimet dhe shprehjet e urrejtjes nuk përfaqësojnë frymën sportive, shpirtin e qytetarëve dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti.
“Kur sporti, që duhet të jetë urë e bashkimit, shndërrohet në skenë të urrejtjes dhe përçarjes, të gjithë duhet të ndalemi një moment dhe të reflektojmë thellë për atë që po ndodh me shoqërinë tonë. Një shoqëri që aspiron të jetë pjesë e familjes evropiane duhet të ndërtojë themele mbi respekt, dinjitet dhe barazi për të gjithë qytetarët”, reagon Gashi.



