Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Türkiye-s (TBMM), Mustafa Şentop, ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).
Şentop dhe delegacioni i tij u pritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nga nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Husni Ismaili dhe ambasadori i Türkiye-s në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök.
Në kuadër të vizitës dyditore në Shkup, Şentop do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Ai do të marrë pjesë edhe në festimet dhe aktivitetet që do të zhvillohen në Maqedoninë e Veriut në kuadër të Ditës së Arsimit në Gjuhës Turke.
Ndër të tjera, Şentop do të jetë i pranishëm në hapjen zyrtare të kampusit të shkollës “Maarif International Schools” në Shkup.
Ai do të vizitojë gjithashtu Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) dhe konviktin e femrave “Şule Yüksel Şenler” në Shkup.
Gjatë vizitës, Şentop shoqërohet nga delegacioni i tij, i cili përbëhet nga deputeti dhe nënkryetari i grupit parlamentar të AK Partisë, Muhammet Emin Akbaşoğlu; deputeti i AK Partisë dhe kryetari i grupit parlamentar të miqësisë midis Türkiye-s dhe Maqedonisë së Veriut, Ahmet Kılıç; deputeti i Partisë Popullore Republikane (CHP), Yüksel Özkan; deputeti i Partisë IYI, Ibrahim Halil Oral dhe deputeti i Partisë Lëvizja Kombëtare (MHP), Mustafa Hidayet Vahapoğlu.