Kryeprokurori i Speciales vjen në Prishtinë, viziton edhe Beogradin

Prokurori i Specializuar, David Schwendiman, do të jetë në Prishtinë dhe në Beograd më datat 7-11 nëntor 2016.

Schwendiman do të paraqitet si Kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të formuar tashmë, do ta nënvizojë zotimin e tij për ta përmbushur mandatin e tij në mënyre të pavarur dhe energjetike, dhe do ta rikonfirmojë zotimin e tij, si dhe të bashkëfolësve të tij për këtë proces.

Ai nuk do të diskutojë detaje konkrete në lidhje me përmbajtjet e hetimeve.

Në Prishtinë, Schwendiman do të takohet me përfaqësues të qeverisë, Kryeprokurorin e Shtetit, dhe zyrtarë të EULEX Kosova dhe të bashkësisë ndërkombëtare, bën me dije Zyra e tij.

Në Beograd, Schwendiman do të takohet me përfaqësues të qeverisë, të Prokurorisë për Krime Lufte, dhe të bashkësisë ndërkombëtare.