Mustafa: Dialogu dhe Demarkacioni nuk kanë alternativë

E hënë, 07 Nentor 2016  – Sakte.net  /

Mustafa, tha se liria e lëvizjes nuk është çështje e jashtme por  kjo është brenda konsensusit

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, tha se nuk janë të kënaqur me procesin e dialogut me Serbinë por sipas tij ky proces është i patjetërsueshëm dhe duhet të vazhdojë.

“Dialogu me Serbinë dhe Demarkacioni me Malin e Zi janë çështje që nuk kanë alternativë, kemi arritë t’i integrojmë serbët në institucione, komunikim në komuna të vendit… nuk jemi te kënaqur por ky proces do te vazhdoje. Demarkacionit me Malin e Zi ne kemi qenë jo parimor si Kosovë, sepse po të pyeste Mali i Zi opozitën pro serbe dhe pro ruse Mali i Zi kurrë nuk do ta kishte pranuar Republikën e Kosovës” tha Mustafa gjatë konferencës “Ecja nëpër akull”.

Ndërkaq lidhur me lirinë e lëvizjes Kryeministri Mustafa, tha se liria e lëvizjes nuk është çështje e jashtme por kjo është brenda konsensusit, shkruan rtv21.tv.

Sipas Isa Mustafës Kosova duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Kemi reformen ekonomike, strategjinë kombëtare, tani po punojmë në reformën evropiane që ka të bëjë me arsimin dhe forcimin e shtetit ligjor”, tha Mustafa.

Këtë konferencë e ka organizuar Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike. Ndërkaq qëllimi i konferencës ishte të nxjerr në pah sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova vis-à-vis (përballë) si drejt qeverisjes së mirë, ashtu dhe drejt procesit të integrimit Evropian./21Media