Kryeprokurori Olsian Çela ngre alarmin: Pastrimi i parave mbetet shqetësuese, forca goditëse nuk është në nivelin e duhur!

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka ngritur alarmin e fenomenit të pastrimit të parave, që sic thotë ai nuk është bërë aq sa duhet.


Në raportimin që ai bërë para Këshillit Kombëtar të Integrimit tha se vlerësimet janë për nivele shqetësuese të qarkullimit të parave që burojnë nga aktivitete të paligjshme.

Ajo që duhet bërë u shpreh Çela është nevojë për ridimensionim të angazhimit të cdo strukturë për luftën kundër pastrimit të parave.

“Sa i përket pastrimit të parave, me gjithë masat që janë marrë dhe ka një përmirësim të shifrave jam i mendimi se nuk behët mjaftueshëm në këtë drejtim. Të gjitha vlerësimet janë për nivele  shqetësuese të qarkullimit të parave që burojnë nga aktivitete të paligjshme. Ndërkohë që  forca goditëse nuk është në nivelin e duhur. Kemi bërë përpjekje maksimale si ne ngritjen e strukturave, me trajnime dhe forcimin e kapaciteteve. Por nuk është bërë sa duhet. Ka nevojë për ridimensionim të angazhimit të cdo strukturë për luftën kundër pastrimit të parave”, tha ndër të tjera Kryrprokurori.

Sa i takon luftës kundër korrupsionit, Çela u shpreh: “Në lidhje me nivelin e korrupsionit, unë paraqita shifrat në mbledhjen e kaluar. Veprat që janë në kompetencën tonë ndiqen nga qershori i vitit të kaluar dhe shifrat e vitit të parë janë premtuese. Vlerësoj se duhet bërë më shumë në këtë drejtim”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme