Presidenca franceze e BE-së, e cila përfundon sot, nuk ka asnjë iniciativë të re për heqjen e vetos bullgare për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Qeveria në Shkup pretendon se nuk ka marrë ende një propozim zyrtar për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë dhe fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Edhe në Sofje ka pasur heshtje që kur parlamenti javën e kaluar miratoi “propozimin francez” dhe votoi mosbesimin ndaj qeverisë së Kirill Petkovit.