LEXO EDHE:
Sociologu Ilija Acevski, sonte në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, duke komentuar rezultatet e regjistrimit, tha se shumica e mërgimtarëve nga vendi janë të rinj, që largohen dhe nuk kthehen. Acevski i tregoi edhe disa nga arsyet, që sipas tij janë vendimtare që të rinjtë të marrin vendim për ndarje nga të afërmit dhe nga vendlindja, shkruan Alsat.
“Kur ua shtojmë përllogaritjeve partiako-politike momentin e paqëndrueshmërisë, problemet me punësimin, problemet me arsimin e lartë, problemin në shëndetësi…një duzinë përbërësish e formojnë atë strukturë nxitëse, për ta bërë atë që po bëhet. Duke lexuar sipas rajoneve, një qytet ka humbur 10,000, 20,000 banorë… kryesisht, ajo popullsi është një popullsi e re”, tha Acevski./Alsat.mk