Kryetarët serbë të komunave betohen me logon e Kosovës dhe me flamuj të Serbisë

Sergjan Popoviq është betuar të enjten si kryetar i Komunës së Graçanicës duke vënë nënshkrimin mbi deklaratën, e cila përveç logos së komunës përmbante edhe stemën e Republikës së Kosovës.

Ai vjen nga radhët e Listës Serbe, subjekt ky që përkrahet nga Beogradi zyrtar dhe ka deklaruar në vazhdimësi se nuk e njeh shtetin e Kosovës. Caktimi i kohës së mbajtjes së seancave konstitutive në 12:44, në analogji me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, ka qenë koordinimi i vetëm që kanë bërë kryetarët e komunave nga radhët e Listës Serbe, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse Rezoluta 1244 vazhdon të mbetet në fuqi, Prishtina zyrtare në vazhdimësi i ka kërkuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara që t’i japë fund UNMIK-ut në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme