Kryetari bullgar Rumen Radev do të qëndroj në vizitë dy ditore në Republikën e Maqedonisë. Radev për vizitë ka ardhur me ftesë të kryetarit Gjorgje Ivanov.
Siç bëhet e ditur pjesë e delegacionit të kryetari bullgar, janë dhe dy prirës fetar. Pasi që Kisha ortodokse e Maqedonisë-Arkipeshkia e Ohrid kishte kërkuar që Kisha ortodokse bullgare (KOB) të bëhet kishë udheheqëse e tyre.
Radev do të mirëpritet nga kryetari Ivanov, me nderime ushtarake para kabinetit të tij, ndërsa më vonë do të kenë pres konferencë të përbashkët.
Pas përfundimit të takimit me kryetarin e shtetit Ivanov, Radev do të takohet me zyrtarë tjerë të shtetit. Kurse nesër është paraparë që të dy kryetarët të takohen me pjesëtarët e Odës Ekonomike të të dyja shteteve./Almakos