Analisti Imer Mushkolaj, pas paralajmërimeve të akterëve politik më vend, se nesër nuk do të ketë seancë të Kuvendit, ka thënë se po vazhdon loja e ndytë e politikës.
“Vazhdon loja e ndytë e politikës. Kryetari i Kuvendit nuk zgjedhet nesër. Për Qeveri të mos flasim. PAN vazhdon bllokadën”, ka shkruar ai.
Sipas tij, kryetari i Kuvendit nuk zgjedhet nesër.
“Për Qeveri të mos flasim”, ka shkruar ai.
Ndryshe, nga AKR-ja kanë thënë se deputetët e saj nesër nuk do ta votojnë të nominuarin për kryetar të Kuvendit të Kosovës, nga koalicioni PAN.
Seanca për ditën e nesërme ishte lajmëruar para disa ditësh, dhe krejt kjo pas disa refuzimit të koalicionit fitues të zgjedhjeve, në seancën konstituive.