Agim Bahtiri thotë se e është larguar nga partia e Behgjet Pacollit. Këtë Kryetari i Mirovicës këtë e ka konfirmuar në një prononcim sot gjatës ditës kur Gazeta Express e ka thirrë për ta pyetur rreth qëndrimit për koalicionin parazgjedhor AAK-AKR.
Bahtiri duket se është kundër kësaj pasi sic dihet ai favorizon bashkëpunimin me Vetëvendosjen.
Sot, nënkryetari i AKR-së Fatmir Matoshi deklaroi se partia që ai i takon janë gatshëm të hyjnë të vetëm në zgjedhje.Ministri në detyrë i Mjedisit tha se AKR preferon koalicione pas zgjedhjeve dhe se nuk ka vija të kuqe me asnjë parti.
I kontaktuar, Agim Bahtiri lidhur me qëndrimin e AKR-së për koalicionet para apo pas zgjedhore.
Por, Bahtiri ka thënë se për këtë çështje të kontaktohen organet e AKR-së.
“Unë nuk merrna më me AKR-në, pyetni organet e AKR-së jo mua”I pyetur se për çfarë arsye nuk pranon të deklarohet, Bahtiri ka thënë se më nuk është pjesë e partisë së Behgjet Pacollit.
“Unë nuk jam më me AKR-në, nuk jam më në partinë e Behgjet Pacollit” është përgjigjur Bahtiri