Kryetari i Parlamentit të Austrisë viziton Kosovën, takohet me Konjufcën

Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë.

Gjatë vizitës së tij, Sobotka do të zhvillojë edhe një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media nga Kuvendi i Kosovës.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka’’, thuhet në njoftim.

Takimi pritet të nis nga ora 11:30 dhe pas takimit do të mbajë konferencë për media.

Pas përfundimit të konferencës, kryetarët Konjufca dhe Sobotka do të marrin pjesë në “Punëtorinë për Demokraci – DEMOS-ti” dhe do të bashkëbisedojnë me nxënës filloristë, në hollin e Kuvendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme