Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi në një ligjëratë para studentëve të kolegjit ISPE foli rreth librave për nxënësit e tri komunave me shqiptarë në Serbi.
Duke iu drejtuar studentëve të ISPE-së Shqiprim Arifi tha fjalët e tij edhe për librat e nxënësve shqiptarë të Luginës së Preshevës, për të cilat u bë debat se a duhet t’i sigurojë Prishtina apo Tirana.
- Neve na intereson t’i kemi librat. Neve nuk na intereson se kush i sjell,” tha kryetari i Preshevës.
Ministria e Arsimit të Kosovës në shtator të vitit të kaluar nisi dy kamionë me libra shkollorë drejt komunave me shqiptarë në Serbi për nxënësit e atjeshëm por këto libra u bllokuan nga autoritetet serbe.