Kryetari i Prishtinës i tregon komandantit të KFOR-it të mirat që Policia Komunale mund t’i sjellë Komunës

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti priti sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralin Salvatore Cuoci, të cilin e uroi për detyrën e re në Kosovë, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Temë kryesore e këtij takimi ishte çështja e sigurisë në Komunën e Prishtinën, me ç’rast u fol për instancat aktuale përgjegjëse si dhe për të mirat që ia sjellë Komunës Policia Komunale në menaxhimin e situatave.

Ahmeti dhe komandanti Cuoci shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të ndërsjellë, sa herë që një gjë e tillë është e nevojshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme