Kryetari i Prizrenit denoncohet në Prokurori pasi lejoi rindërtimin e xhamisë në Kala

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, është denoncuar në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, pasi ka lejuar rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit. Në kallëzimin penal të bërë nga avokati Ilaz Kadolli thuhet se Ramadan Muja dhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Prizrenit, Kujtim Gashi, kanë bërë shkelje dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, tejkalimin e autorizimeve duke marrë veprime të kundërligjshme të cilat, sipas avokatit, e dëmtojnë trashëgiminë kulturore dhe nxisin konflikte ndërfetare dhe ndërnacionale

Në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, gjegjësisht në Departamentin e përgjithshëm penal, është bërë Kallëzim Penal ndaj kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, dhe kryesuesit të Asamblesë Komunale në Prizren, Kujtim Gashi. Kallëzimi Penal thotë se të njëjtit kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kanë marrë vendime në kundërshtim me dispozitat e ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit.

Më datën 15 dhjetor 2016, Ramadan Muja dhe Kujtim Gashi, në bashkëpunim me Ilir Gashin nga lagjja Atmagje e Prizrenit (i cili thuhet se është kushëri i Kujtim Gashit) kanë iniciuar dhe kanë marrë vendime në kundërshtim me dispozitat e ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit.

Kallëzimi Penal thotë se të dy, në Asamblenë Komunale të Prizrenit kanë thirrur mbledhje ku e kanë përkrahur iniciativën për ngritjen e një objekti të kultit fetar – islam. Kallëzimi Penal i siguruar nga Gazeta Express, i bërë nga Ilaz Kadolli, thotë se me këtë ndërtim do të dëmtonin rëndë trashëgiminë kulturore iliro-shqiptare të Kalasë së Prizrenit.

Parashtruesi i Kallëzimit Penal, Ilaz Kadolli thotë se në këtë mënyrë, Ramadan Muja dhe Kujtim Gashi kanë bërë shkelje dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, tejkalimin e autorizimeve duke marrë veprime të kundërligjshme të cilat dëmtojnë trashëgiminë kulturore dhe nxisin konflikte ndërfetare dhe ndërnacionale.

Kallëzimi Penal është bërë më 23 shkurt 2017 në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, departamentin e përgjithshëm penal, nga avokati Ilaz Kadolli.

Në mbledhjen e 15 dhjetorit 2016, ishte miratuar vendimi për ri-ndërtimin e xhamisë në Kala të Prizrenit. Për këtë, edhe Këshilli i Bashkësisë Islame ne Prizren e kishte falënderuar Asamblenë Komunale të kësaj komune.

Më datën 6 tetor 2015, përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame ne Prizren përmes një letre dërguar Ministrisë së Kulturës, kishin kërkuar ri-ndërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit, duke thënë se “Bashkësia Islame në Prizren nuk heq dorë nga ri-ndërtimi i xhamisë në Kalanë e Prizrenit”.

Më datë 28. tetor 2016, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, mbajti mbledhje me të gjithë imamët e Komunës së Prizrenit. Rendi i ditës ishte: “Rindërtimi i xhamisë së Kalasë në Kalanë e Prizrenit”. Të gjithë imamët, në mënyrë unanime kishin deklaruar këmbëngulësinë për ri ngritjen e xhamisë së Kalasë, duke thënë se në këtë çështje nuk ka alternativë tjetër.

“Ata, u zotuan se kjo punë do të kryhet me leje të Zotit, pasi që xhamia ka qenë në Kala dhe është vullnet i xhematit të Prizrenit që ajo të rindërtohet përsëri”, thuhet në faqen e islame “Mesazhi” në publikimin e lajmit për miratimin e ri-ndërtimit të xhamisë në Kala.//GazetaExpress

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme