Kryetarja e Skocisë, Nicola Sturgeon, gjatë ditës së diele paralajmëroi se vendi i saj mund të ndahet nga Britania e Madhe me një referendum të ri, në mënyrë që të mos dalë nga Bashkimi Evropian, raporton Euro News.
Ajo tha në një konferencë në partinë e saj “Partia Kombëtare Skoceze”, në Edinburgh të Skocisë, tha se sistemi parlamentar i Britanisë së Madhe është shkatërruar.
Ajo tha se nga rrethanat e krijuara nga BREXIT-i, skocezët tani e meritojnë një zgjidhje të re, duke e akuzuar Britaninë e Madhe se kjo e fundit po i injoron pikëpamjet e Skocisë sa i përket marrëdhënieve të cilat do të krijohen me BE-në pas BREXIT-it.
“Është koha që Skocia të jetë e pavarur” tha ajo, që më pas shpërthyen duartrokitjet nga të gjithë.
Në referendumin e vitit 2014, Skocezët refuzuan që të dalin nga bashkimi 300 vjeçar me Anglinë dhe Uellsin, me një rezultat 45 pro daljes, 55 kundër daljes nga Britania e Madhe.
Që nga viti 2014, mbështetja për dalje nga Britania e Madhe ka qenë 45%, por në një sondazh të fundit të YouGov, këtë të shtune, gjeti se tani 49% e skocezëve e përkrahin planin e Sturgeon për të dalë nga Britania në mënyrë që vendi të jetë pjesë e BE-së.