Kryeziu: Çdo marrëveshje me Listën Serbe më e dëmshme se vetë humbja e Çakorrit

Analisti politik, Ismet Kryeziu, ka thënë se çdo marrëveshje e partive politike shqiptare me Listën Serbe për demarkacionin do të ishte më e dëmshme se vetë humbja e Çakorrit.
Pransaj, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të humbte asgjë me votimin e kësaj marrëveshjeje, dhe se me mosvotën e saj, ky subjekt politik po e dëmton shtetin e Kosovës.

“Demarkacioni është një prej problemeve që konsideroj që Vetëvendosje është duke e rënduar situatën panevojshëm”, tha Kryeziu në Zonën e Debatit në Klan Kosova.

“Për arsyen se marrëveshja e vitit 2015 nuk ka pasur mundësi përpos këtyre mundësive që tani janë bërë”.

“S’kemi mundësi që ta shtyjmë Malin e Zi që ta anulojë atë marrëveshje dhe ta çojnë në arbitrazh”.

Sipas Kryeziut, veprimet që i ka bërë Mali i Zi janë të mjaftueshme në kauzën e Vetëvendosjes me AAK-në, NISMA-n dhe një numri të deputetëve të LDK-së që e kishin kundërshtuar marrëveshjen e demarkacionit.

Kryeziu ka thënë se Vetëvendosje do të duhej ta votonte demarkacionin, pasi që çdo koalicion apo marrëveshje me Listën Serbe do të ishte më i dëmshëm se vetë humbja e Çakorrit.

“Çdo koalicion, çdo marrëveshje me Listën Serbe do të jetë edhe më i dëmshëm se vetë humbja e Çakorrit”.

Kryeziu insistoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të humbte asgjë nga kauza e saj duke e votuar marrëveshjen e demarkacionit.

“Vetëvendosje nuk humb asgjë nga kauza e vet duke e votuar këtë demarkacion”.

“Vetëvendosje me mosvotën e saj dhe me atë marrëveshje të Listës Serbe e dëmton edhe shtetin e Kosovës, edhe perspektivën e vendit”.

“Absolutisht asgjë nuk fiton Vetëvendosje, konsideroj që as elektorat nuk fiton”.

“Nuk e di pse një qytetar do ta votonte më tutje Vetëvendosjen”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme