Kryeziu: Do të ketë akcione të reja për lirimin e pronave nga uzurpatorët (Video)

“Në të kaluarën, nga pronat publike kanë përfituar njerëz pa djersë vetëm pse kanë pasur një njeri të njofshëm në Ndërmarrjen Publike Banesore”, kështu ka deklaruar kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu në intervistën “Saktë”. Ai ka thënë se të gjitha këto raste, por edhe të tjera kur nuk janë kryer obligimet ndaj ndërmarrjes ndërsa ish punonjës të kësaj ndërmarrje i kanë pronësuar përkohësisht ato dhe i kanë lëshuar me qera, janë paraqitur në polici.

Brenda një viti më shumë se 20 herë Policia e Kosovës i ka vizituar zyrat e kësaj ndërmarrje dhe ka nisur hetimet për personat e përfshirë në keqpërdorime.

“Ka raste që i kemi paraqitur ne, por ka edhe raste që i kanë iniciuar ata siç janë rastet për prona të Ndërmarrjes Publike Banesore”, ka deklaruar Kryeziu, i cili është shprehur se edhe struktura organizative e Bordit të kësaj ndërmarrjeje është formuar kundërligjshëm dhe ka pasur konflikte të shumta interesi.

Kryeziu ka bërë të ditur se që prej ardhjes së tij në krye të kësaj ndërmarrje, janë rritur për rreth 30 % të të hyrave. Ai ka thënë se në fillime ka qenë sfidë ballafaqimi me grupe të ndryshme interesi që kanë vepruar brenda Ndërmarrjes Publike Banesore të cilat kanë qenë të afërta ose kanë pasur lidhje familjare me ish udhëheqjen e Komunës së Prishtinës, LDK – në.

Ai ka paralajmëruar se në të ardhmen do të ketë edhe akcione të tjera të lirimit të pronave komunale nga uzurpatorë të ndryshëm./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme