Kryeziu: Shkarkimet u bënë me marrëveshje

Njazi Kryeziu, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, thotë se e ka liruar pozitën e tij vetëm 30 minuta pasi shefi i tij tha se do të shkarkojë të gjithë zyrtarët nga radhët e PDK’së të cilët kanë aktakuza të ngritura.

Në një bisedë për T7, pak minuta pas deklaratës së Veselit se do të largojë nga detyra të emëruarit politikë, Kryeziu thotë se kjo ishte marrëveshje e të akuzuarve me kreun i partisë.

“Nuk është shkarkim, është marrëveshje që kemi pasur me z. Kadri Veseli që të gjithë zyrtarët me aktakuza dhe që janë të emëruar politikë të lirojnë pozitat për të dhënë një shembull”, ka thënë këshilltari i Veselit.

Kryeziu: Shkarkimet u bënë me marrëveshje

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme