Kryhet një operacion i rëndë në QKUK, për herë të parë që nga paslufta (Foto)

Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve para disa ditësh është kryer për herë të parë pas luftës një operacion tek foshnja e posalindur. Bëhet fjalë për një keqformim që çon ushqimin në rrugët e frymëmarrjes, e që është përmirësuar nga kirurgët e kësaj klinike.

Një nënë që lindi fëmijën e saj në Spitalin e Pejës më 19 janar, nuk mundi ta ushqej pasi qumështi i saj derdhej në mushkëritë e foshnjës. Pasi qëndroi dy ditë në këtë spital, ajo u drejtua tek Klinika e Neonatologjisë në QKUK.

Aty u pranua nga personeli mjekësor Dr. Faton Krasniqi, Dr. Melihate Çekaj dhe Dr. Shpëtim Salihu. Foshnja, ndonëse kishte lindur në terminin e caktuar, ajo kishte ardhur në jetë nën peshën normale me vetëm 2400 gramë.

Mjekët e Neonatologjisë së bashku me radiologët dhe kirurgët, arritën ta diagnostikojnë foshnjën me një keqformim që ndodhë vetëm 1 deri 3 për qind të lindjeve në krejt botën.
Kirurgu Gani Çeku në një bisedë për Gazeta Shneta ka treguar më shumë hollësi rreth këtij rasti. Ai thotë se metoda me të cilën është diagnostikuar ky rast është shumë e thjeshtë.

Përderisa në botë përdoret video-bronkoskopi, mjekët në QKUK në mungesë të kësaj aparature përdorin një sondë për të vërtetuar nëse ka ndërprerje të një organi të caktuar. Pastaj nëpërmjet radiologjisë me kontrast, konstatohet kjo ndërprerje dhe bëhet ndërhyrja kirurgjike.

Ata panë se ka ndërprerje por nuk e dinin se ajo është e dyfishtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme