Nënkryetarja e Iniciativës Qytetare “Sloboda, Demokratija, Pravda’ (SDP), Ksenija Bozhoviq, ka deklaruar për Telegrafin se është skeptike që do të gjendet autori i vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Bozhoviq tha se hetimet rreth kësaj vrasje që nga fillimi kanë shkuar keq
“Do të dëshironim të gjendej autori apo autorët e vrasjes, ndonëse nuk shpresoj. Jam skeptike se vrasësi do të gjendet ndonjëherë”, ka thënë Bozhoviq.
“Kanë kaluar më shumë se 20 minuta, ndërsa vendi ku është ekzekutuar Oliveri nuk ka qenë i siguruar nga Policia. Në fakt, nuk ka pasur hetues fare, ndërkohë që qytetarë të shumtë kanë frekuentuar vendin ku është kryer krimi duke fotografuar dhe ngjashëm. Andaj, kam qenë e zhgënjyer tej mase sepse fillimi i hetimit nuk më ka pëlqyer dhe më duket se është bërë shkel e shko”, theksoi Bozhoviq.