Rasti i fabrikës “Fan” ka kthyer në gjykatë 8 të akuzuarit. Në këtë seancë, është dëgjuar dëshmia e drejtorit të zyrës ligjore të AKP-së, i suspenduar nga puna, Reshat Fetahu, raporton KT V.
Ai ka treguar se zyrës së tij, Njësia e Monitorimit i kishte kërkuar opinion nëse privatizimi i fabrikës së Bukës në Gjilan mund t’i pranohet si investim privatizuesit të fabrikës “FAN”.
Pro lirimit nga mbikëqyrja kishin votuar të gjithë anëtarët e bordit, përveç Haxhi Arifit.
Dëshmitari i dytë në këtë seancë ka qenë auditori Nijazi Jonuzi, që ka folur për angazhimin e tij nga AKP-ja në vitin 2010. Investitori kishte deklaruar mbi 6 milionë investime, por ato nuk ishin gjetur nga auditorët.
Megjithatë, në raportin që kishte nxjerrë konsorciumi i auditorëve, në këtë seancë u gjetën edhe gabime teknike.
Deputeti Naser Osmani e Bahri Shabani, në këtë rast, akuzohen për keqpërdorim të pozitës, ndërsa nga ATK-ja janë të akuzuar Naim Avdiu, Melita Ymeraga, Ardian Kelmendi, Shkëlzen Lluka e Agron Kamberi.
Agim Deshishku, privatizues i fabrikës “FAN”, akuzohet për mashtrim, shmangie nga tatimi dhe legalizim të përmbajtjes së rreme.
© KOHA.