Ktheu shtëpinë në depo armatimesh, shpallet në kërkim 54-vjeçari! Ja çfarë iu gjetën pas kontrollit

Një 54-vjeçar është shpallur në kërkim pasi kishte kthyer banesën e tij në një depo armatimi.
Pas informacioneve në rrugë operative, shërbimet e policisë së Komisariatit Devoll zbarkuan në banesën e D.J., banues në fshatin Hoçisht.


Nga kontrolli paraprak u zbuluan granata dhe ndezëse të unifikuar, që u morën si prova materiale.

“U referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. J., 54 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 9 granata dore, nga të cilat 3 ofensife dhe 6 difensive, si dhe 8 copë ndezës të unifikuar, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, bëri me dije policia vendore.

Aktualisht po punohet për kapjen e 54-vjeçarit, kurse dosja hetimore i kaloi prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e të gjithë aktivitetit kriminal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme