Fundjavës do i shtohen kthjellimet e vranësirat përgjatë orëve të mesditës.
Relievat malore do të pasojnë nga reshje shiu me intensitet të ulët.
Era do të jetë me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek nga veriperëndimi, e përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12 m/sek.
Përsa i përket valëzimit të ujërave priten të jenë të forcës së ulët, 1-2 ballë.
Njoftimi i ShMU-së:
Ditën e diel moti pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.
Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpjetësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.



