Rama nis turin e takimeve me emigrantët nga Athina, mediat fqinje zbardhin axhendën e kryeministrit

Kryemistri Edi Rama ditën e sotme nis takimin me diasporën. Ndalesa e tij e parë nga I githë turi është Athina, mbledhje që do mbahet në stadiumin ‘Galatsi’, salla ‘Christmas Theater’, në orën 11:00.


Rreth orës 9:00, Rama do mbërrijë në aeroportin grek “Eleftheron Venizelos”, I pritur nga qindar punonjës policie.

Sipas gazetës greke ‘Protothema’, të paktën 2000 persona kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt Greqisë ditën e djeshme, për të ndjekur kryeministrin në takimin e tij.

Ndërkohë sipas informacioneve të kësaj media, Rama do të shoqërohet nga afërsisht 150 persona, të cilët janë pjesë të kabinetit, deputetë dhe 50 gazetarë.

Pas përfundimit të takimeve, Kryeministri do pijë kafe me kolegët e tij në hapësirat e stadiumit, ndërsa në orën 18:00-19:00 do të shkojë drejt aeroportit për t’u larguar nga Greqia.

Kryeministri në postimin e tij foli për një “moment të rëndësishëm krenarie për të gjithë shqiptarët në Greqi”. Ftesa shoqërohet me një pamje nga Akropoli dhe flamujt e Shqipërisë dhe Greqisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme